Kur i sheh rrugës apo në kafene, të duken njerëzit më të thjeshtë. Por ata janë kampionë bote...! Para tyre përulet një Gjermani e tërë, në shenjë respekti për atë që kanë dhënë në sportin e Kick-Tai-Boksit. E kemi fjalën për dy kampionë shqiptarë të botës, vëllezërit Keta, Ismaili dhe Gjetani, të çilët me modestinë e tyre të imponojnë respekt të jashtëzakonshëm. Nuk konkurrojnë për Shqipërinë, por ata kurrë nuk e mohuan se janë shqiptarë, madje plot krenari kanë mbajtur simbolet tona kombëtare dhe pas ççdo ndeshjeje tifozët i kanë falenderuar në gjuhën shqipe. Vijnë nga një vend me traditë atdhetare, nga Fushë-Bulqiza, pllaja ku Skënderbeu ka zhvilluar një nga betejat më forta. Ismail Keta, nëse nuk do të kishte emigruar në Gjermani, me siguri do të kishte përfunduar minator në një nga galeritë e shumta të Bulqizës. Ja se si e rrëfen për “Gazeta Shqiptare” historinë e tij dhe të vëllait, Ismail Keta, sot kampion bote në Kiçk-Tai-Boks:
Si lindi dëshira për t’u marrë me këtë lloj sporti, kur në Shqipëri njihet shumë pak?
Të them të drejtën, as unë nuk e kisha menduar më parë se do të mësoja Kiçk-Tai-Box. Në fëmijërinë time mbaj mend që shkonim dhe shihnim filma te njëri në fshat që kishte televizor. Kur isha fare i vogël, të vetmen herë që pashë film në kinema, pashë filmin “Herkuli”. Doja të bëhesha pikërisht si ai, i fortë fizikisht dhe trupmadh. Dhe kjo dëshirë u shtua nga viti në vit, derisa në adoleshençë, për të mos thënë me herët nisa të stërvitesha çdo ditë. Shkëputa nga një traktor i prishur nga çopë hekuri dhe me të ushtrohesha, derisa gjeta një shtangë.
Pse u larguat nga Shqipëria dhe pse zgjodhët Gjermaninë?
Ishte viti 1996. Nëse në kryeqytet apo në jug të Shqipërisë firmat piramidale kishin lulëzuar dhe në njëfarë mënyre edhe ekonomia e shumë njerëzve ishte e mirë, ndryshe paraqitej situata në Bulqizë. Nuk kishte mënyrë tjetër jetese, përveçse të punoje në minierë. Kisha dëgjuar shumë tragjedi, madje edhe sot e kësaj dite vijnë lajme të kobshme nga galeritë e kromit. Nuk doja të punoja aty, kështu që u lidha me një kushëririn tim në Gjermani, kjo ishte edhe arsyeja që vajta atje. Mora lekë borxh, mezi i bëra, kushëriri më solli një garançi dhe kështu emigrova jashtë vendit. Filluat menjëherë si profesionist apo ju desh kohë?
Asokohe isha i ri, 18 vjeç, por kisha fizik të mirë, pasi siç ju thashë, isha ushtruar në fshat. Kisha dëshirë të merresha me boks dhe u regjistrova në palestrën më të afërt. Stërvitesha për 3-4 orë, nuk ndalesha, kisha shumë dëshirë. Nuk mund të isha boksier profesionist, bëra disa ndeshje amatore, prej të çilave mësova shumë. Mbaj mend që ndeshjet e para i kam humbur keq, pasi nuk kisha teknikë, edhe pse isha shumë i fuqishëm. Në njërën nga këto ndeshje, një trajner më afrohet dhe më thotë: “Më pëlqen karakteri dhe vullneti yt, sepse sa herë rrëzohesh, ngrihesh gjithë inat në këmbë. I mirë është ai që ringrihet në këtë sport, jo ai që dorëzohet”. Ky trajner më mori dhe më futi në rrugën e boksit profesionist. Në Gjermani vetëm me sport u morët dhe si kaluat në disiplinën e Kiçk-Tai-Box-it, kur ju nuk e njihnit?
Jo, në fillim kam punuar dhe gjatës kohës së lirë stërvitesha. Kam punuar si fillim pjatalarës, nuk më vjen turp ta tregoj. Edhe pastrues kam punuar. Pasi nisa të boksoj dhe fitova disa ndeshje si profesionist, një trajner më thotë që duhet të ndërroja sport për të qenë i suksesshëm. Arsyetimi ishte ky: boksierë në Gjermani kishte me mijëra e mijëra, ndërsa në sportin e Kiçk-Tai-Box-it shumë më pak, sa kishte filluar të përhapej. Dhe kështu nisa stërvitjen në këtë disiplinë, për të ardhur këtu ku jam sot.
Sa ndeshje keni zhvilluar dhe çfarë titujsh keni fituar?
Janë gjithsej 55 ndeshje si profesionist në karrierë, nga ku 48 ka fituar dhe 7 i kam humbur, që jam rikthyer me revansh dhe i kam fituar. Jam kampion bote për Gjermaninë në federatën ISKA, por së shpejti do të ndeshem me kampionin në federatën tjetër botërore IKFB, për t’u shpallur kampion absolut në dy federata dhe mbajtur dy breza të artë. Të them të drejtën, qoftë kur ndeshem unë, qoftë kur ndeshet Gjetani, zgjedhim simbolet kuqezi, i mbajmë në qafë, ose veshjet e trajningut i kemi me ngjyrat e flamurit shqiptar.
Pse i keni ndërruar në Jonny dhe Mike?
Është thjesht çështje marketingu, asgjë më tepër. Janë emra boksierësh dhe për publikun gjerman tingëllon më bukur se sa Ismail dhe Gjetan. Nëse do të konkurroja për Shqipërinë, nuk do të ndryshoja emrin, është normale.
Momentet më të bukura dhe më të vështira të jetës tënde?Do ta filloja nga më të vështirat. Kanë qenë ndeshjet e para të mia të boksit, kur unë humba rresht disa prej tyre si amator. Më vinte turp nga vetja dhe shoqëria, jam ndjerë shumë, shumë keq në atë periudhë. Moment tjetër i vështirë ka qenë kur humba titullin derisa e fitova sërish. Kanë qenë muaj të tërë stërvitjeje dhe ankthi. Ndërsa momente gëzimi ka plot, mund të veçoja kur më lindi djali dhe natyrisht, pas fitimit të brezit të artë.
Çilat janë projektet e juaja në vijim?
Parësore do të jetë ndeshja për t’u shpallur kampion absolut, do të jetë një stërvitje intensive, pasi dua ta lë këtë profesion si kampion. Më vonë do të mbetem trajner, pasi vëllai, Gjetani, është në kulmin e tij dhe i duhet një mbështetje. Paralelisht, në Tiranë kemi hapur akademinë dhe një palestër moderne dhe jemi duke stërvitur nxënës, por dua që ky numër të shtohet. Pastaj do të hapim federatën e këtij sporti edhe në Shqipëri, në mënyrë që të nxjerrim kampionë edhe nga Shqipëria. Këto janë projektet pak a shumë./bw

Më poshtë keni një video dokumentar të shkurtër për karrierën e vëllezërve Keta.
Social Plugin