Burim Jusufi, shqiptari i cili ka lindur në Zvicër e që po ndërton karrierë si balerin në SHBA, ka treguar ndjesinë e të kërcyerit me këngëtaren e famshme Rihanna. Në vitin 2011, ai triumfoi në mesin e 600 konkurrentëve nga e gjithë bota dhe u bë balerini kryesor i Rihannas, duke e shoqëruar atë në turneun në Australi, kohë të cilën e kujton me kënaqësi.
“Të vallëzoja për Rihanna-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë në kujtesën time, sepse ajo është ndër artistet më të mëdha botërore. Ishte ndjenjë madhështore të jesh në skenë me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmi që më tregoi se jam duke përparuar shumë si balerin”, është shprehu djaloshi në një intervistë.

Social Plugin