Ekipi i Athletico Madridit ka zbritur në tokë Barcelonën e favorizuar pas fitores bindëse në nismën e kampionatit. Madrilenët kësaj radhe u treguan një ekip i fortë dhe tejet serioz në ndeshjen e parë të Super Kupës së Spanjës.
Të parët në avantazh erdhën nikoqirët me super golin e David Vila-s që sonte pati një paraqitje tejet të mirë. Përforcimi i Athleticos nga Barcelona David Vila me një goditje me të parën arriti që të hap rezultatin në minutën e 12-të gjë që shkaktoi tollovi në lojën e Barcelonës.
Tranjeri Tata Martino sonte u paraqit me një formacion më të ndryshëm nga loja e parë zyrtare. Në stol ishte edhe Fabregas dhe përforcimi Neymar që u inkuadruan në pjesën e dytë. Kësaj radhe Messi u largua nga loja më herët, që bën të ditur me probleme në formën e tij që katalanasit po mundohen t'i fshehin.
Në pjesën e dytë Barca bëri më tepër presion duke patur disa raste për shënim, por pa realizime. Goli erdhi në minutën e 66-të ku pas një qendërsimi të Dani Alves nga ana e djathtë ishte Neymar që shënoi golin e parë për Barcën në një ndeshje zyrtare vetëm katër minuta pas inkuadrimit në lojë.
Pas këtij goli ndeshja edhe më tej ishte e barabartë, pa ndonjë rast serioz në të dyja anët.
Fituesi i Super Kupës së Spanjës do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Nou Camp.
Social Plugin