Shefi i policisë serbe, takohet me biznesmenin shqiptar, ‘dashnorin’ e Cecës!

Drejtori i përgjithsëm i policisë serbe, Milorad Veljanoviq, është takuar me biznesmenin shqiptar, Qazim “Feliks” Osmani

Sipas gazetës serbe “Kurir”, kështu ata për 13 minuta kanë biseduar së bashku në tualetin e burrave në hotelin “Zira”, i vetmi që njihet sepse nuk ka mbikëqyrje me video – kamera. Kjo “rastësi” e takimit në mes shefit të policisë serbe Veljanoviq, me Qazimin pretendohet se ka qenë e papritshme, pasi që shefi policisë serbe ka qenë aty në një dasëm, kurse shqiptari ka marrë një dhomë pikërisht atë ditë në hotelin e njejtë. 

Në terracën e hotelit, ku Qazimi ka pirë kafe me miqtë e tij, është interesante se ka qenë e ngjitur me dhomën ku është organizuar dasma, ku si mysafir ka qenë i ftuar edhe kryeshefi i policisë serbe. 

Dëshmitari që ka deklaruar për gazetën serbe “Kurir”, është i bindur se e ka parë Veljanoviçin se si ai tri herë ka bërë thirrje telefonike nga terraca në të cilën ka qenë i ulur edhe biznesmeni shqiptar, duke thënë: “E pashë me sytë e mi. Ata ishin tejet të kujdesshëm për të mos rënë në sy, por nuk ishte e vështirë për t’i ndjekur. 

Veljanoviç në një moment doli nga salla ku organizohej dasma, dhe u ul në karrige për të realizuar thirrje telefonike. Dy minuta më vonë u shfaq edhe Osmani. 

Ky i fundit kaloi pranë Veljonoviçit, dhe ecte në drejtim të tualetit. Vetëm 30 sekonda më vonë, në tualet shkoi edhe Veljonoviçi. Ne menduam se ishte një kamerë e fshehtë… Brenda në tualet ata qëndruan rreth 13 minuta” – thotë dëshmitari.