Mërgimtarët ankohen se i “rrjepin” dhe i cilësojnë budallë në Kosovë! (VIDEO)

Diaspora konsiderohet si burimi kryesor i të ardhurave në Kosovën e varfër. Vetëm të hyrat zyrtare nga diaspora, brenda vitit, vlerësohet të jenë rreth 600 milion euro. Gjithashtu, shumë familje në Kosovë, të vetmin burim të ardhurash, kanë ato që u vijnë nga të afërmit e tyre që jetojnë dhe punojnë në perëndim. Pavarësisht kësaj ndihme të madhe, shpesh herë, kjo pjesë e qytetarëve, në Kosovë, përbuzen, duke iu veshur cilësime si “shaci”, “asulander”, e të tjera. 

Ndërsa, në kohën e pushimeve verore, kur prezenca e diasporës në Kosovë, është më e theksuar, dëgjon njerëz derisa shprehen të mërzitur me sjelljet e tyre, në veçanti me mburrjen me vetura të shtrenjta. “I kanw marrë me qira, e vijnë fryhen kwtu”, është komenti më i shpeshtë që dëgjon. 

Por, për këtë fakt, nuk mund të themi se ata nuk janë të vetëdijshëm. Më së miri e dëshmojnë këto vargje me humor, por që brenda kanë një të vërtetë të madhe, të shkruara dhe kënduara nga dy djem shqiptarë të diasporës kosovare.

Videon mund ta shihni duke klikuar ketu.