Bosat" e Bayernit tallen me Mourinhon: Mos vallë Mou ka përcjellë lojë tjetër?

Presidenti i Bajernit Uli Hoeness dhe drejtori Karl Heinz Rummenigge kanë lëshuar kritika drejt menaxherit të Chelsea-it Jose Mourinho në lidhje me komentet e tij për referimin gjatë ndeshjes së Super Kupës së Evropës.
Pas mbarimit të ndeshjes strategu portugez lëshoi kritika të ashpërta ndaj referit Jonas Eriksson pasi që ky i fundit largoi nga loja mesfushorin Ramires në minutën e 85-të të ndeshje duke e ndërshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Mario Gotze-s.
Në lidhje me këtë Rummenigge theksoi se largimi i brazilianit nga loja ishte tërësisht i meritueshme dhe ka kritikuar Mourinhon për arsyetimin e tij të kotë për këtë situatë. 
"Mendoj se qëndrimi i Mourinhos ishte fyes", citohet Rummenigge nga Bild. 
"Pas një ndërhyrje të tillë Mario ishte me fat, pasi se lëndimi mund të ishte shumë më i rëndë".
Gjithashtu edhe presidenti Hoeness ishte i habitur me kriticizmin e Mourinhos. 
"Ai ishte kartoni i kuq më i pastër që ka ekzistuar ndonjëherë", citohet presidenti i Bayern-it. 
"Nëse një trajer i Mourinho nis të flas në lidhje me vendim të gabuar, unë atëherë pyetem mos vallë ai ka përcjellur ndeshjen e gabuar", vazhdon Hoeness, citon albtime. 
Pas lëndimit të marrë Gotze do të jetë jashtë loje për së paku tri jave si rezultat i lëndimit të marrë nga ndërhyrja e Ramirez-it.