Rikthehet "Scarface"

5510ed54de7568372aec319d7fd65e63
David Yates, regjisori i filmave për “Harry Potterin”, i cili çoi këtë film drejtë një suksesi të madh, është në fazat përfundimtare të negociatave me “Universal Studio” për të rikthyer edhe një herë në ekranet e vogla filmin e famshëm “Scarface”.
Studioja e ka bërë prioritet gjetjen e një regjisori, i cili do të mund të realizonte me sukses skriptin që kjo studio ka zgjedhur për filmin e vitit 1983.
Skenari i filmit më të ri është shkruar nga shumë skenaristë por detajet tjera “Universal” nuk i ka bërë të ditura.
“Universal ka pasur disa skripta ndërsa tani kanë zgjedhur një. Detyra e parë e tyre është regjisori”, ka thënë një burim për “Deadline”.
Versioni filmit “Scarface” i regjisorit Brian De Palma shënoi sukses të madh pasi aktori Al Pacino në vitin 1983, realizoi me sukses rolin e gangsterit Tony Montana.