I nxehti i madh, mishi piqet mbi asfalt

4071a197f4c04978e4078d7f0ac0e954
Në Kinë është shumë nxehtë. Sidomos në Shangai, ku është regjistruar i nxehti më i madh (më shumë se 35 gradë për 23 ditë me radhë) që prej 140 vjetësh. Për të konfirmuar temperaturat e larta që kanë pushtuar shtetin aziatik vjen një video, ku tregohet se vapa është aq e padurueshme dhe asfiksuese, sa që në asfalt mund të skuqësh edhe mish në më pak se dy orë. Shiheni që ta besoni, nëse nuk ju duket e mundshme!