0
Debutimi i Neymar në fanellën e Barcelonës në ndeshjen përgatitore kundër Lechia Gdansk, ka zgjuar disa qarke konspirative.
Disa analistë kanë kontestuar këtë veprim të Barcelonës, duke e llogaritur si një provokim për sulmin më të ashpër terrorist në SHBA të historisë më të re.
Derisa Neymar po futej në lojë kurse nga fusha largohej Alexis Sanchez me nr 9, në semaforin e ngritur nga referi i katërt, u paraqit 9/11, respektivisht sinonimi i 11 shtatorit, apo sulmi mbi kullat binjake në Nju Jork.
Nga klubi i Barcelonës, nuk ka pasur ndonjë prononcim zyrtarë, duke thënë se këto janë vetëm disa gjepura të njerëzve që duan të jenë në skenë, por edhe lojë mediatike./albtime
Social Plugin