Radio Shkupi në kanalin zyrtarë në youtube ka ngarkuar këng burimore shqipe e që këndohen nga këngëtarë me emra maqedonas dhe që shumë pak dihet për ta. Fakti që kohëve të fundit shumë shqipëtarë të konfesionit ortodoks kanë dalur haptazi duke bërë thirrje në kthimin e rrënjëve të të parëve e që prej kohësh janë llogaritur si maqedonas, siç është rasti i fundit me akademikun Mateja Matevski i cili gjatë gjithë karierës së tij nuk ka deklaruar identitetin e tij të vërtetë duke e bërë këtë në pleqërinë e tij të shtyer! Gjithashtu edhe rasti me Branko Manojlovskin i cili tashmë e ka kthyer në mision të vetin kthimin në rrënjët e vjetra siç deklaron ai të qindra mijëra shqipëtarëve që për shkaqe të ndryshme i janë nënshtruar asimilimit sllav. Sipas Radio Shkupit për këngëtarët në fjalë nuk dihet asgjë ose dihet shum pak. Shembull për këngëtaren Gonxhe Manakovska ka informacion që vjen nga Manastiri dhe është me prejardhje shqipëtare, transmeton albtime. Në pyetjen nëse Radio Shkupi posedon informacion rreth biografisë së këtyre këngëtarëve kemi marrë këtë përgjigje: "Te nderuar, ne momentin qe ne do te hasim ne biografi te kengetareve, patjeter qe do ti ndajme ato me ju, por fatkeqesisht tani per tani nuk dijme rreth jetes dhe veprimtarise se tyre. Respekte."Asimilimi sllav i preku më së shumti shqipëtarët me përkatësi ortodokse dhe të krishtere ndërsa shqipëtarët musliman i rezistuan këtij asimilimi shkaku i bindjeve tjera fetare. Është e lehtë që sot të gjesh në Shkup shqipëtarë që nuk di asnjë fjalë ose di shumë pak nga gjuha shqipe, por që me mburrje pohon se në venat e tij rrjedh gjak Shqipëtari. Tani kur presioni shtetërorë është zbehur dhe ka shënuar rënie, shumë nga shqipëtarët ortodoks po i kthehen rrënjëve të tyre dhe numri i tyre sa vjen e rritet. Sigurisht që drejt asimilimit të këtyre shqipëtarëve ortodoks rol vendimtarë ka luajtur edhe martesat e përbashkëta me palën sllave, ngase komuniteti shqipëtarë ortodoks dhe musliman ka refuzuar që të bëhet përzierje e martesave mes dy besimeve, por nga ana tjetër qëndron edhe fakti që komuniteti shqipëtarë ortodoks gjithashtu ka qenë në numër të madh gjë që ka pasur mundësi që martesat të bëhen brenda përbrenda bashkësisë.
Social Plugin