Ky është kosovari që vrau veten dhe plagosi gruan

54e732c572d7303833a6a6551eefa746
Bashkëshorti plagos rënde gruan dhe me pas vret veten. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Dietikon të Zvicrës, vend ku jetonte çifti nga Kosova.
Sipas mediave zvicerane, 28 vjeçari që u vetëvra është Emrush. I nga Kosova, por me pasaportë serbe, ndërsa bashkëshortja e tij e plagosur është Vlora .I 24 vjeç me shtetësi zvicerane dhe të Kosovës.
Tragjedia ndodhi dje pasdite në një parking të një qendre tregtare fëmijësh në Dietikon, kur 28 vjeçari plagosi me një pistoletë bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi veten me një plumb ne kokë duke mbetur i vdekur.
Klinika Universitare në Cyrih bën të ditur se bashkëshortja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të tre plumbave qe ka marre ne pjese te ndryshme te trupit.
Fqinjët e kësaj familje nga Kosova theksojnë se prindërit e një fëmije 3 vjeç kishin probleme, ndërkohë mësohet se së fundi gruaja kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti tashmë i ndjerë.
Edhe më herët burri ishte ndaluar nga policia për shkak te dhunës qe ushtronte ndaj bashkëshortes, por nuk është marrë ndonjë masë, pasi gruaja nuk ka ngritur akuze për dhunë.
“Vlora para një jave kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti dhe nuk dimë më detaje të tjera se çfarë ka ndodhur”, deklaroi vëllai i Vlorës, i cili ka pranuar se nuk ka pasur njohuri se Emrushi kishte pistoletë dhe mund të kishte shkaktuar këtë tragjedi.
Ndonëse autoritetet hetimore ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim, sipas medieve, motivi që ka shtyrë Emrushin të qëllojë me armë mbi gruan dhe mbi veten, ka qenë xhelozia. Ai nuk ka mundur të pranojë vendimin që bashkëshortja e kishte marrë për t`u shkurorëzuar nga ai. Kështu, sipas blick.ch ka thënë vëllai i Vlorës, gruas së re e cila ka marrë plagë të rënda nga disa të shtëna me armë.
Siç është njoftuar edhe më parë, bashkëshorti ka ndërruar jete pasi që është dërguar me helikopter në spital ndërsa bashkëshortja ka pësuar plagë të rënda. Por, policia nuk jep informata nëse ajo është në rrezik për jetë ose jo.
Personi tashmë i vrarë, i cili ka punuar në ndërtimtari, ka qenë i njohur për policinë pasi që ka ushtruar disa herë dhunë në familje, shkruajnë mediet zvicerane.