Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

KJO ËSHTË LIDHJA MIDIS HAXHI KRASNIQIT DHE ELVANA GJATËS

Boksieri Robin Krasniqi, i lindur si Haxhi Krasniqi në Junik, të shtunën do të mbrojë titullin evropian në federatën EBU, në duel me gjermanin Stefan Hartel.
Ky do të jetë një nga meçet më të rëndësishme në karrierën e Krasniqit, meqë siç është shkruar në media, “mund të humbasë shumë nëse humb meçin”, duke iu referuar vështirësive që to di kishte që të kthehet në krye të rang listës evropiane sërish.
Edhe në këtë meç, Kransiqi pritet që në ring të hyjë me këngën e Elvana Gjatës “Kuq e Zi”, që njëkohësisht paraqet edhe “lidhjen” midis boksierit të famshëm dhe këngëtares seksi.
Në një intervistë dhënë më herët, Krasniqi kishte pohuar se “kjo këngë ngjall emocione tek secili shqiptar dhe kjo është arsyeja pse e kam zgjedhur. Unë boksoj për Gjermaninë me shumë kënaqësi dhe i jam mirënjohës këtij shteti përgjithmonë, por kam mbetur shqiptar dhe këtë e dinë.
I pyetur specifikisht nëse këtë këngë e ka zgjedhur për shkak të Elvana Gjatës, po përmbajtjes së saj Krasniqi tha se”kemi pasur edhe shumë oferta nga grupe dhe muzikantë gjermanë që të përdorim këngët e tre në prezantim, por nuk e kemi bërë. Për mua nuk ka shumë rëndësi personaliteti që e këndon këngën, por emocioni që ajo ngjallë”. 
Robin Krasniqi, në rast të fitores nesër, po shpreson që mund sërish do ti jepet shansi të luftojë për titull botë.