Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Show i jashtëzakonshëm, i bën “bashkë” Messin dhe Ronaldon (Video)

Një show i rrallë është parë në një emision argëtimi në Barcelonë, ku udhëheqësi i emisionit “Motivi i Fundit”, Martin Bossi, ka bërë bashkë në emisionin e tij “Lionel Messin” dhe “Cristiano Ronaldon”.
Është e vështirë, ndoshta edhe e pamundur që në një studio në të njëjtën kohë të jenë këta dy lojtarë të mëdhenj të futbollit, të cilët bashkë së fundi janë bërë vetëm në ceremonitë e Topit të Artë.
Por, Martin Bossi ka bërë bashkë “Messin” dhe “Ronaldon”, për të dhuruar show në këtë emision.
Dy aktorët që imituan portugezin dhe argjentinasin, ishin jashtëzakonisht në nivel të detyrës, duke e bërë për mrekulli imitimin, për të mbajtur të qeshur gjatë gjithë kohës publikun në studio. VIDEO