“James Bond” përgjon bisedën e Putinit dhe Obamas! [Video]

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë nevojë të shtojnë forcat e sigurisë në samitin e G-20-ës.

Kjo pasi një person që duket se ka synim të jetë agjenti i famshëm James Bond u afrua lirshëm te tavolina ku qëndronin ata.
Agjencia ruse “RT” ka publikuar një video në të cilën shihet një person shumë i interesuar për të përgjuar bisedën e liderëve.
Në videon qesharake, personi shihet i nervozuar para kamerës dhe synon të afrohet drejt ulëseve ku qëndronin Putin dhe Obama.
Samiti G-20 që po mbahet në Antalya me këtë rast duket se ka zbuluar “Agjentin 008”. VIDEO