Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Filmi i parë porno në shqip, zbulohen aktoret shqiptarë +18

Nëse deri dje keni parë filma të zhanrit “Hard XXX” me personazhe të huaj, këtë vit për herë të parë shqiptarët (+ 18) do të kenë mundësinë të ndjekin në një kanal digital, një film të këtij zhanri, por me personazhe shqiptarë.
“Panorama plus” ju sjell ekskluzivisht rrëfimin e Erionit 25 vjeç, i cili në film do ketë edhe rolin e regjisorit. Për të …gjitha sfidat rreth realizimit të filmit, fillimet si striptizer dhe punën deri më tani, ai flet në vazhdim.
Erion, ju keni xhiruar edhe një film porno, të parin në Shqipëri, mund të na flisni më shumë rreth këtij projekti?
Filmi është i ndarë në tri pjesë nga një çift secila, çdo pjesë zgjat 20 minuta, të tri pjesët janë vende xhirimi në ambiente të ndryshme, skenografia është shumë e bukur, pasi çdo pjesë ka një fillim të bukur dhe situata të ndryshme.
Na rrëfe sfidat që ke kaluar për të realizuar filmin, si ju erdhi ideja?
Si fillim, kur mendova që të realizoja një film porno, mendova se si do të gjeja elementet, si do të gjeja sponsorat, fillova të shkruaja në word çdo detaj dhe kostoja më doli disi e lartë dhe pa ndihmën e sponsorave nuk munda ta bëja.
Kështu, projektin që unë e kisha mbaruar, e prezantova në disa televizione dixhitale shqiptare, dhe njëri prej tyre e pranoi dhe ramë dakord që të bashkëpunonim, dhe televizioni në fjalë mori përsipër blerjen e filmit.
Regjisori i filmit cili është?
Vetë i kam bërë të gjitha. Unë jam marrë vetë me çdo gjë, duke filluar nga gjetja e elementeve që janë 3 djem dhe 3 vajza.

Janë shqiptarë të gjithë protagonistët?
Po, janë shqiptarë.
Një pyetje e fundit, si është të bësh seks para disa njerëzve?


Të bësh seks në intimitet është diçka e bukur dhe bën lirshëm çdo veprim, por elementet që janë pjesë e filmit janë po aq të lirë sikur janë në intimitet. Dhe në fakt, gjatë xhirimit të duket sikur je vetëm me partneren. Edhe kolegët e mi e kanë pasur me qejf të bëjnë diçka të tillë dhe mezi kanë pritur që t’u jepej një mundësi për të realizuar dëshirat e tyre dhe gjatë xhirimeve kanë qenë mjaft të qetë të gjithë.