Një peshkaqen i rrezikshëm ka sulmuar një peshkatar në ujërat e Floridas përderisa ai lundronte me varkën e tij, raporton ABC News.
Kapiteni i rojave bregdetare, Ben Chancey, ishte futur në ujë me qëllim që të peshkoj në Stuart të Floridës, kur pa peshkaqenin të dal nga uji dhe ta sulmoj atë.
Ai thotë se kishte një karrem prej 6 kilogramëve në shkopin e tij të peshkimit, të cilën e futi në ujë për të zënë peshq.
Peshku e kishte ngrënë karremin e tij, dhe kishte filluar që ta tundë varkën e tij, duke ia marrë kontrollin e varkës.
Më vonë u paraqit një peshkaqen, duke ngrënë peshkun që pothuajse e përmbysi varkës e Chancey-it.
“Pasi peshkaqeni përfundoi së ngrëni peshkun gjigant, ai filloi të më sulmoj duke goditur fuqishëm varkën time. Pas 20 minutave goditjesh të panumërta, peshkaqeni kafshoi një pjesë të varkës. Varka u përmbys, unë fillova të notoj drejt anijes së shpëtimit, dhe mezi ia dola”, rrëfen Chasley përvojën e tij drithëruese. VIDEO
Social Plugin