Gruaja që u “varros” nga ariu: Më ruajti për vaktin tjetër (Video - Pamje shqetesuese)

Një grua, e cila u varros e gjallë nga një ari, ka folur për herë të parë që prej sulmit.

Ariu e varrosi të gjallë rusen Natalya Pasternak, duke e ruajtur për vaktin e radhës.
“Kafsha nisi të më shqyente këmbët,” tha Natalya.
“Në atë moment mendova: nëse më shqyen këmbët, do mbetem sakate gjithë jetën. Më mirë të vdes se të bëhem barrë për fëmijët e mi”, tha ajo.
Një video e realizuar nga gjuetarët në Siberi, tregon momentin kur ata zbulojnë nënën e tre fëmijëve, të mbuluar me gjak.
Ariu me sa duket kishte menduar se 55- vjeçarja kishte vdekur. Qeni i gruas lehu, duke tentuar të lajmërojë gruan, por pa efekt. Ajo fillimisht mendoi të vraponte, por më pas ndaloi.
Një shoqe që ishte me të ia doli të arratisej dhe njoftoi forcat e sigurisë.
“Pavarësisht këtij tmerri, nuk u çmenda. Një lutje më ndihmoi”. “Kur erdhën njerëzit, pyetja e parë që u bëra ishte nëse e kishin vrarë ariun”.
Pasi i konfirmuan vrasjen, ajo u tha: “më nxirrni nga këtu”. Tani ajo mund të ngrihet dhe ecën pak me ndihmën e vajzës. VIDEO