Sulmuesit Uruguajan i është ofruar shumë prej 1200 stërlina në javë për të luajtur për ekipin e Superligës së Kosovës, Hajvalinë për afat prej katër muajsh deri sa t'i kalojë dënimi i dhënë nga FIFA, njofton albtime.
Luis Suarez do të jetë jashtë fushës së gjelbërt deri në nëntor të këtij viti pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini.
Por, edhe përkundër kësaj ndalese, gjiganti katalan është lëshuar pas tij dhe siç njoftojnë mediat botërore është shumë afër nënshkrimit me të. Tani Barcelona ka një konkurent sa i përket sulmuesit uruguajan. Bëhet fjale për ekipin e Hajvalisë që ka lëshuar një ofertë për sulmuesin 27 vjeçar, citon albtime lajmin e publikuar nga Telegraph-i anglez.
Klubi kosovar është shprehur se dënimi i Suarezit nuk vlen në Kosovë pasi se shteti i tij akoma nuk është i pranuar nga FIFA.
"Suarez nuk mund të luaj për katër muaj", u shrpeh Xhavit Pacolli, drejtor i klubit.
"Përderisa ne nuk jemi anëtarë të FIFAs mendoj se ai mund të luajë në Kosovë, kështu që ne kemi një ofertë për Liverpulin.
Hajvalia janë gati të paguajë 25000 stërlina dhe Suarezit t'i japin rrogë prej 1200 funta në muajë nëse pranon të luajë në shtetin më të ri ballkanik.
"Ky është maksimumi që mund të japim", tha Pacolli. "Ndoshta atij kjo i duket qesharake por kjo është e gjitha që mund të bëjmë. Nëse ai dëshiron të vijë të luajë për ne është i mirëseardhur. Derisa ne nuk jemi pjesë e FIFAs kjo është ideale për të", vazhdoi Pacolli.
Hajvalia sezonin e kaluar e mbaroi në vendin e 6-të dhe është pronë e këngëtarit të famshëm shqiptar Meda.
Social Plugin