Banorët e qytetit serb të Gorni Milanovacit janë shokuar në mëngjes, kur panë se lumi “Desptovica” që kalon nëpër qytet kishte marrë ngjyre të kuqe. Inspektorët e mjedisit ende nuk e din se çfarë është ai fenomen që lumi ka marrë ngjyrë të kuqe. Mediat serbe raportojnë se banorët vendas nuk mbajnë mend të ketë ndodhur një gjë e tillë që uji të bëhet i kuq. Lumi Lotzwil në Bern të Zvicrrës është bër i kuq si gjaku. Ai ka marr ngjyrën e gjakut, ndërsa ka lënë pa gojë shkencëtarët. Rastet e skuqjes së lumenjve dy viteve të fundit janë bërë të shpeshta. Njerëzit të çuditur dhe të frikësuar i vëzhgojnë ato, ndërsa shkencëtarët nuk kanë ndonjë shpjegim adekuat. Lumi në Bern është vetëm njëri ndër shumë rastet e tjera. Në janar të vitit 2014 është skuqur edhe rrjedha në Northampshire në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse kaluan disa muaj ende nuk ka pasur sqarim se si e fitoi ngjyrën e kuqe kjo rrjedhë e ujit. Në dhjetor të vitit 2013 lumit Manja në afërsi të një fshati të vogël të Sllovakisë iu skuq ngjyra e ujit. Banorët menduan se është bërë nga ndonjë therrtore e afërt, por më vonë u pa se ishte vetëm supozim dhe se shkaqet e vërteta ende nuk dihen. Ngjashëm ndodhi edhe në muajin shtator të vitit 2012 me lumin Yangtze në Chongqingu në Kinë. Edhe me këtë rast shkaqet e skuqjes së lumit nuk u gjetën edhe përkundër përpjekjes së shumë shkencëtarëve nga të gjitha lëmitë për të gjetur arsyen e ndërrimit të ngjyrës së lumit. Në muajin shkurt të vitit 2012 njerëzit në Liban u zgjuan të tmerruar kur panë lumin Bejrut që qarkullon nëpër qytet se si ishte bërë me ngjyrë gjaku. Madje edhe kanalet e Bejrutit ishin bërë të skuqura, kurse edhe me këtë rast s’pati kurrfarë shpjegimi. Edhe në qytezën Little Rock më vitin 2012 rrjedha e ujit u skuq, po ashtu pa ditur shkaqet se përse. Në muajin nëntor të vitit 2012 plazhi më i njohur australian Bondo Beach ndërroi ngjyrën dhe u bë i kuq. Të premten e 10 nëntorit të po të njëjtit vit liqeni në Camarque në jug të Francës përnjëherë u bë i kuq si gjaku pa u ditur edhe me këtë rast arsyeja e ndërrimit të ngjyrës. Këto skena kanë hutuar shumë njerëz. Përderisa shkencëtarët e angazhuar për t’i hetuar shkaqet e kësaj dukurie të përhapur me të madhe, mbeten të shtangur nga habia, njerëzit gjithnjë e më shumë flasin se kjo mund të jetë ndonjë shenjë apokaliptike. Ndërkaq kur jemi te shenjat apokaliptike së fundmi kanë dalur edhe zëra të rinj që theksojnë se ekzistojnë shenja për to. Edhe pse çastin e Kijametit e di vetëm Allahu Fuqiplotë, shenjat e tij ekzistojnë. Parashikimi më i afërt pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti: NASA parashikon ardhjen e shpërthimeve më të forta diellore. Duket se në 2014 aktiviteti i diellit do të intensifikohet derisa të arrijë në nivele shumë të larta dhe kjo mund të shkaktojë një stuhi magnetike, e cila do të jetë në gjendje t’i hedh në erë satelitët tanë, kompjuterët dhe madje edhe të ndërhyjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas një parashikimi të tjetër të ri, do të jenë pikërisht armët biologjike shkaku që në vitin 2016 bota do të pësojë fatkeqësi të madhe. Në fakt, sipas disa gërmimeve të bëra në Sierra Nevada është zbuluar se: “një armë biologjike do të shpërndahet kudo dhe do të shkatërrojë çdo formë të jetës humane”. Ardhja e Isait a.s ose sipas krishterëve Jezu Krishtit është parashikuar nga raste të ndryshme. Por sipas llogaritjeve të kujdesshme të kristianit të njohur, Hal Lindsey dhe të korrigjuara më vonë nga F. Kenton Beshore, ai moment mund të ndodhë në vitin 2018. Sipas të famshmit Jeane Dixon, ekspertit të paranormales, në vitin 2020, në planetin tonë do të vijë antiKrishti dhe profeti i rremë, dhe kështu do të nisë një betejë epike me vetë Krishtin (e vërtetë), i kthyer për t’i bërë ballë gjithçkaje. Ashtu siç raportohet nga Talmudi, teksi i dytë fetar më i rëndësishëm i judaizmit, data e apokalipsit është viti 6000. Duke bërë llogaritë, kalendari hebraisht flet për lindjen e gjithësisë 3760 vjet para lindjes së Krishtit, kështu që viti 6000 për ne është viti 2240. Për të parashikuar ngjarjet e ardhshme, janë të ndryshëm njerëzit që provojnë të nxjerrin diçka nga numerologjia. Numrat, sipas shumicës, janë të lidhur me ngjarje specifike hyjnore, të përdorshëm për të zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sipas “Kodit të Kuranit”, ekziston një kod i fshehur në librin e shenjtë të lidhur me numrin 19. Kështu që pas një serie llogaritjesh, bota do t’i afrohet fundit në vitin 2280. Pas 7,6 miliardë vjetësh, toka do të thithet nga dielli. Fundi i botës, ashtu siç e kemi mësuar të gjithë në bankat e shkollës do të verifikohet pas miliarda vitesh, kur dielli, nga forca për t’u zgjeruar do të arrijë që të thithë planetin tonë. Gjithsesi, askush prej nesh nuk do të jetë gjallë dhe nuk do të mbesë i tillë për të verifikuar këtë gjë! Vdekja termike e universit është gjëja më e keqe që mund të verifikohet: shkatërrimi i universit nga vdekja termike. Sipas kësaj teorie universi do të arrijë herët a vonë në një gjendje ekuilibri dhe mungesa e energjisë termodinamike do të ketë efekte të tmerrshme: çdo formë jete do të pushojë së ekzistuari. Por gjasat për të verifikuar diçka të tillë janë me të vërtetë të ulëta. Spekulime rreth fundit të botës ka pasur shpesh e do të ketë. Muslimanët besimtarë të sinqertë besojnë vetëm në atë që për fundin e botës e ka thënë Krijuesi i saj, se shkatërrimin final të saj e di vetëm Ai në dorën e të Cilit është. Mirëpo në bazë të disa shenjave të çuditshme, megjithatë mund të thuhet se AJO DITË nuk është edhe fort larg.
Social Plugin