Në internet u shfaq regjistrimi i vrasjes brutale të dy ukrainasve. Videoja thuhet se ndodhi në Horlivki dhe shfaq liderin separatist Igor Bezler, njerëzit e tij të armatosur dhe dy të burgosur të Ukrainës me shpinë të kthyer e me sytë e lidhur. Videoja nuk preferohet të shihet nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.
Bezler në fjalimin e tij kërkon lirimin e një separatisti prorus, ndryshe kërcënon me likuidimin e robërve tjerë ukrainas çdo një orë. Sipas tij, ai mban edhe gjashtë robër tjerë.
"Në këtë moment nuk zbatohet ndonjë marrëveshje me palën e Ukrainës. Pres tre ditë, por nuk kam më kohë. Z. Budik dhe z. Vasjushenko tani do të ekzekutohen. Megjithatë, unë mbajtur gjashtë të tjerë. Nëse nuk ka nevojë Ushtria ukrainase për ta, nuk kam nevojë as unë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, njerëzit e Bezlerit me disa të shtëna kanë vrarë të burgosurit të cilët bien të vdekur në dysheme. Budiku, i cili përmendet në video, është rrëmbyer më 2 maj.
Edhe pse kreu i Republikës Popullore të Donetsk, Alexander Hrjakov, pretendon se video është autentike, megjithatë ka shumë dilema për këtë. Po ashtu, shumë ukrainas thonë se Bezleri është në fakt agjent rus. video
