Sekretari i Vetëvendosjes bëri vetëvrasje, u hodh nga kati 6-të - VIDEO

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arbnor Dehari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

28-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës, por po hetohet edhe për pista të tjera të ngjarjes lidhur me shkaqet ngjarjes. 
 
Në një deklaratë për media, Lëvizja Vetëvendosje e konfirmoi vdekjen e Deharit, duke thënë se ai. “rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova, ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata”.

“Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme”- thuhet me tej.
 
Sipas VV, “vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen po ashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! video