Reagon ashpër Gold AG në lidhje me të akuzuarit për rastin "Monstra"

Pas publikimit të lajmit në Albtime.com,  se prokurorja Gordana Geshovska si akuzë të rëndë e ka përdorur këngën e Gold AG-së "Për ty o Gostivar" e cila këngë sipas saj i ka frymzuar shtatë shqiptarë për ti vrarë pesë të rinjët maqedonas ka reaguar edhe këngëtari i kësaj kënge Gold AG.
Këngëtari ka theksuar për Albtime, se i vije me të vërtet shumë keq se dikush akuzohet se i mban këngët e tija në shtëpi, muzika është art dhe nëse mirret arti për akuza atëher është turp për shtein ka thënë mes tjerash Gold AG.
Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Gold AG-së:

Më vjen keq që ndodhin këto gjëra në këtë shekull, këngët e mia i ka secili shqiptar në shtëpit e tyre. Nuk është normale të jët dëshmi një këngë e cila ka përmbajtje nacionaliste. Edhe maqedont e serbet kan këngë kundër shqiptarëve bile edhe më të rënda se kënga e Gostivarit. Shpresoj që kjo mos të përsëritet më, përshkak se kënga është art dhe realitet ku jetojmë. Nëse dënohen me këto prova veç për këngën atëher është turp për atë shtet që ngre akuza pa bazë. Edhe njehër më vjen keq për krejt këtë që flitet. Këngët e mia i posedon secili shqiptar, mos të luhet me ndjenjat e popullit. Mos të gjykohemi vetëm se mundet, dikush t'na poshtrojë vetëm se i vien kah dora.