Publikohet videoja e përdhunimit të 19 vjeçares në Sheshin Tahrir (Video, +18)

Në internet u shfaqën pamjet e diskutueshme nga Sheshi Tahrir në Kajro, në bazë të të cilave janë arrestuar shtatë egjiptianë për përdhunimin e një femre 19-vjeçare dhe katër grave tjera.
Regjistrimet janë bërë me telefon celular, ndërsa sulmi seksual u zhvillua gjatë një ceremonie me rastin e inaugurimit të presidentit Abdel Fatah al-Sisi, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Të arrestuarit janë të moshës 16-49 vjeçe.
Sipas përshkrimit të mëparshëm të mediave, një grup ka rrethuar të rejën, ia ka shqyer rrobat, ndërsa më vonë ndihma e shpejtë e dërgon në spital.
"Shko tutje djalë! Shko tutje! Largohuni”, kanë thënë nga policia, por masa nuk dëgjonte.
Paraljmerojme lexuesit se pamjet ne kete video mund te jene tronditese. video