Pranon Islamin ushtari amerikan në Afganistan (VIDEO)

Ushtari amerikan, i cili ditë më parë u këmbye me disa robër talibanë, i ka konfirmuar gjigandit mediatik Fox News, e pastaj lajmin e konfirmuan edhe NBC, Daily Mail dhe mediat tjera, se ai është konvertuar në Islam. 
James Rosen, reporter i Fox News-it është gazetari i parë që konfirmoi se Bowe Bergdhali u konvertua në Islam, duke theksuar se ushtari i liruar amerikan, tani veten e konsideron muxhahid. Ai pas lirimit të tij flet vetëm fjalë të mira për muxhahidinët talibanë ose luftëtarët e Islamit dhe akuzon SHBA për luftën. 
Ai ka ushtruar me talibanët me armë, por edhe ka luajtur futboll dhe është shoqëruar me ta. Po ashtu thuhet se Bowe vullnetarisht ka lëshuar bazën e nuk është zënë peng, por ka dashur t’u bashkëngjitet talibanëve, fenë e të cilëve e ka preferuar.  video