Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e shpërthimit në KEK, Tefik Bela 28 vjeçar. Lajmin e ka bërë të ditur Arsim Gërxhaliu nga Mjekësia Ligjore, i cili ndodhet në vendngjarje, bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet tjera emergjente.
Nga shpërthimi i ndodhur sot paradite, deri tani konfirmohet për një person të vdekur dhe 13 të plagosur. Personi i vdekur është një person rreth të 65-tave. Ai është dërguar në morgun e QKUK-së.
Social Plugin