Sot, e diel 8 qershor 2014, për herë të parë në historinë e Vatikanit, do të falet namazi dhe do të recitohet Kurani, si pjesë e përpjekjes së papës Francis Grefico që të vendoset paqja në mes palestinezëve dhe Izraelit.
Papa Francis Grefico ka ftuar presidentin izraelit Shimon Peres dhe presidentin e Palestinës Mahmud Abas pas takimit që pati në Jordani, Izrael dhe Paletinë. Siç njofton gazeta ‘Times of Izrael’ përveç Abasit, Peresit dhe Papës do të jenë prezent edhe krerët e komuniteteve fetare krishtere, çifute dhe islame.
Zyrtarët e selisë së Vatikanit theksuan se gjatë kohës së namazit të akshamit do të bëhet një ‘pauzë sa i përket politikës’ dhe s’ka ndonjë qëllim tjetër politik përpos që të vendoset sërish vullneti për përtritjen e paqes në nivel politik dhe popullor, transmeton AP. Vatikani drejtpërdrejt do ta transmetojë këtë ngjarje.
Social Plugin