KQZ: Deri në orën 15:00 votuan mbi 27 për qind e votuesve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditura edhe rezultatet e daljes së votuesve deri në orën 15:00. Sipas KQZ-së deri në ora 15 dalja në zgjedhje në të gjithë vendin është rreth 27.5 për qind.

Sipas këtyre shifrave, në Prishtinë deri më tani kanë dalë për të votuar rreth 32 për qind të zgjedhësve.
Këto janë të dhënat e fundit ndërsa në faqen zyrtare:
http://rezultatet.rks-gov.net mund të ndiqen në kohën reale të dhëna për pjesëmarrjen në zgjedhje të votuesve përmes projektit K – Vote.