Fëmijëria ime ka qenë sikur nga ëndrrat. Nga 2000 vajza, juria më zgjodhi mua që të jem Bambika. Aleksandra Nedosan thotë se ëmbëlsirat që i kishte marrë dhuratë, i ka ndarë me fëmijët tjerë.
Prindërit e saj, vëllai dhe frajeri i saj janë ndër të rrallët që Aleksandra’n e thërrasin me emër ose me psueodinimin e saj Saska.
Vajza e keksit Plazma, Bambika, thotë për Kurir se i vjen mirë që mijëra fëmijë janë rritur duke ngrënë keksa në kutinë e të cilave ka buzëqeshur një vajzë flokëverdhë që tani është shndërruar në bukuroshe të vërtetë.
Ajo thotë se është e gatshme të regjistrojë shkollën e lartë në Zemun dhe ndonjë ditë të bëhet fizioterapeute.
Më pëlqen që tu ndihmojë njerëzve. Nuk kam menduar të bëhem fotomodel, por nëse ka ndonjë ofertë interesante, pse jo, thotë ajo.
Ajo ka thënë se konkursi 1999 kur ajo ishte zgjedhur vajza simbol e plazma keksit ishin lajmëruar më shumë se 2000 vajza tjera.
Ajo ka thënë se deri në momentin e fundit nëna e saj kishte menduar se përzgjedhja do të kurdisej, pasi që në mesin e kandidateve ka pasur edhe fëmijë të politikanëve dhe biznesmenëve.
Por, megjithatë për befasinë e saj juria e kishte lexuar emrin e saj.
“Këtë moment nuk do ta harrojë kurrë” thotë Aleksandra.
19 vjecarja thotë se ajo ende ka kontakt me kandidatet tjera. Tregon se si fëmijërinë e ka pasur si ëndëra.
“Më kanë njohur në rrugë, në shitore, në det, Prindërit kanë marrë paratë dhe kontratën, por për mua të vecanta kanë qenë festat dhe ditëlindja” ka thënë ajo.
Atëherë nga fabrika vinin dhuratat , ndërsa për festa rreth 50 kilogramë të produkteve të tyre. Ëmbëlsirat gjithmonë I kam ndarë me shokët. Më kanë pëlqyer që kam qenë në qendër të vëmendjes” ka thënë ajo.
Social Plugin