Këngëtarja serbe Dunja Iliç është transferuar në Sarajevë dhe ka deklaruar se ka ndërruar fenë, dhe normalisht edhe mënyrën e jetës. Ajo më parë ka qenë e njohur me këngët provokative dhe poashtu edhe klipet e tilla si dhe me jetën e saj të çthurrur. Gjitçka ka filluar prej para dy viteve, kur e njëjta tërësisht është tërhequr nga skena publike duke ikur edhe nga veset e saj dhe "miqt e rrejshëm" siç i quan ajo në intervistën e saj për gazetën "Nashe novine". Për të bërë këtë terësisht ajo ka ndërruar edhe vendin e jetës. Paqen e ka gjetur në Sarajevë, ka pranuar fenë islame duke hequr dorë nga feja e saj e deritanishme krishterizmi, poashtu është tërhequr edhe nga estrada, duke deklaruar se ka ndryshuar jetën e saj rrënjësisht. "Kam pasur shumë vese. Prej tyre më shumë kam menduar në alkoholin, kurse së bashku me alkoholin shkojnë edhe shumë vendime të pamatuara, neë mesin e të cilëve edhe mjetet narkotike, kurse tani këto janë larg pas meje", thotë Dunja, citon albtime.com. Për fenë islame thotë se nuk dëshiron të flas, thotë se ajo është vendimi i saj personal. "Për fenë time nuk u flas as më të afërmëve. Jeta ime e re mjaft flet për të. Kjo është gjëja më private dhe më e mirë e imja të cilën nuk dua ta ndaj. Islami është vendimi më i mirë që kam sjellë në jetë", thotë Dunja Iliç.
Social Plugin