Adnan Januzaj nuk ndien kurrfarë presioni, para debutimit në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”.
Mesfushori kosovar luajti për Belgjikën në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Tunizisë, ndërsa tash është gati të luajë edhe në evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.
“A kam presion? Kam luajtur për Manchester Unitedin përpara dhjetëra mijëra njerëzve pa kurrfarë frike. Përse do ta ishte problem për mua në ekipin kombëtar”, ka thënë 19 vjeçari.
Ekipi i Marc Wilmots do ta nis fushatën në Botëror me ndeshjen ndaj Algjerisë, pastri ditësh. Januzaj është shqiptari i shtatë që merr pjesë në Botërorin 2014. video
Social Plugin