E çuditshme: Kroati që me shikim i shëron njerëzit! (Video)

Qindra e mijëra njerëz të dëshpëruar, kryesisht amerikanë, vizitojnë Josip Grbavac – Bracon që t’i shikojë dhe të rri i heshtur.

Braco ka pasues në mbarë botën dhe një shikim i tij thuhet se kushton tetë dollarë. Ata që marrin pjesë në seanca nuk janë të lejuar të afrohen. Thjesht, ai nuk flet me askënd, transmeton Telegrafi.

Braco thotë se nuk ka bërë pasuri me këtë e as nuk deklarohet se është shërues, pra nuk garanton asgjë. Por, thuhet se përhap një energji me sy që përshpejton të mirën e përbashkët dhe mirëqenien tek ata që rrinë para tij.

Mrekullitë që i përshkruhen janë të shumta. Vajza e adoptuar ka gjetur prindërit e saj biologjikë, gruaja ka zgjedhur problemet e frymëmarrjes, burri u shërua pas transplantimit të palcës së eshtrave, gratë që kishin probleme me vezorë mbetën shtatzëna... Madje, thuhet se gjatë një shikimi një gruaje i shpërthyen vezorët dhe kështu mundi sëmundjen e saj! video