Anësori holandez, Arjen Robben, është zyrtarisht futbollisti më i shpejtë në histori pasi ka arritur shpejtësi maksimale prej 37 kilometrash në orë në ndeshjen kundër Spanjës.
Në fitoren prej 5-1 kundër La Roja, futbollisti i Bayern Munichut e la pas vetes Sergio Ramosin duke shkuar drejt zonës dhe duke shënuar golin e pestë.
Deri më tani futbollisti më i shpejtë ka qenë anglezi Theo Walcott, i cili ka vrapuar 35.3 kilometra në orë.
Më poshtë në renditje janë Antonio Valencia në vend të tretë (35.2 km/h), Gareth Bale i katërti (34.7 km/h), Aaron Lennon në vend të pestë (33.8 km/h) dhe Cristiano Ronaldo që mban vendin e gjashtë (33.6 km/h).
I shtati në renditje është Lionel Messi (32.5 km/h) dhe i teti Wayne Rooney (32.1 km/h).
Usain Bolt mbetet njeriu më shpejtë në botë i të gjitha kohërave. Xhamajkani ka arritur shpejtësi deri në 44.72 km/h në Kampionatin Botëror të atletikës në Berlin në vitin 2009.
Social Plugin