Është bërë hit në youtube videoja kur Avdullah Hoti nuk ka një përgjigje ekonomike për Armand Shkullakun, në një debat për programin e LDK-së. Kjo video është shpërndarë nëpër rrjete sociale gjithandej.
Në debatin për programin e LDK-së ne Klan Kosova, Shkullaku ka pasur fort dilema për programin sa i përket kontributeve pensionale. Ai lexoi nga programi se LDK do të rrisë kontributin 6 për qind për punëtorin dhe po 6 për punëdhënësin, prej 5 për qind sa është tash.
Me 10 për qind kontribute aktualisht nga të dyja palët shuma mujore që përfitohet është 10 milionë. E Lidhja Demokratike e Kosovës ka menduar se me këtë rritje prej 2 % do të përfitojë 2 milionë më shumë në muaj.
Por Shkullaku ka një matematikë tjetër që e la në dilema Hotin
“Pra kemi rritje 2 për qind, dhe 2 për qind e 10 milionëve është 200 mijë e ju na thoni se kjo është 2 milion”, ka thënë ai në debat. video
