Arrestohet 50-vjeçari, kryente orgji me gruan dhe të dashurën

Një 50-vjeçar, i cili kërcënonte një 49-vjeçare për të kryer dhe marrë pjesë në orgji, është arrestuar nga forcat e policisë. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit.
Sandër Rica, babai i katër fëmijëve, prej vitesh bënte orgji me gruan e tij M.Rica 46 vjeçe dhe të dashurën D.P. 49 vjeçe. Historia u zbulua kur kjo e fundit donte të hiqte dorë.
Rica kërcënonte 49-vjeçaren në banesën e saj, për të ruajtur orgjinë. Ai përfitonte edhe nga fakti se Desdemona P., jetonte e vetme me 3 fëmijët, pasi burri i saj ishte emigrant në Greqi. Rica e kërcënonte me jetë dhe e kanoste me faktin se do të hapte fjalë se ai dhe 49-vjeçarja ishin të dashur. Kjo ngjarje ka çuditur edhe efektivët e policisë, të cilët e kanë pasur të vështirë për ta besuar në momentet që është bërë kallëzimi.