Ylli shqiptar i Napolit selfie “intime” me Erjonën

Futbollisti shqiptar i Napolit, Blerim Xhemajli duket se ndihet i lumtur me të dashurën e tij, modelen shqiptare Erjona Sulejmani. 

Ai po çlodhet edhe ca ditë, pasi këtë verë e pret një angazhim i madh. Xhemjali do të mbrojë ngjyrat e shtetit helvetik, bashkë me bashkombasit e tij të tjerë, me kombëtaren e Zvicres në kampionatin botëror në Brazil. 

Blerimi dhe Erjona kanë realizuar një selfie seksi me ndihmën e pasqyrës. Të dyve u shkëlqejnë sytë, duket nga dashuria e madhe që kanë për njëri tjetrin.