Trupi i një emigranti, që po tentonte të hynte në Europë, u gjet në një plazh në Libi pasi anija e tij u mbyt.
Mendohet se emigranti ishte në anijen që u mbyt në brigjet e Libisë, pasi ishte nisur për në Itali.
Flota italiane thotë se në anije mendohej se ishin 400 persona.
17 trupa janë gjetur, ndërsa patrullat detare kanë shpëtuar 206 persona.
Policia italiane ka arrestuar dy tunizianë, që akuzohen për trafik klandestinësh, ndërsa i ka bërë thirrje BE-së që ta ndihmojë për të luftuar këtë fenomen.
Lampeduza në Itali është porta e parë e emigrantëve afrikanë, që duan të nisin një jetë të re në Europë, transmeton Gazeta Tema.
Social Plugin