Shtëpia përfshihet në flakë, nëna hedh fëmijët nga kati i katërt VIDEO

Një nënë në Rusi është detyruar të hedhë fëmijët e saj nga kati i katërt i pallatit ku banonte pasi shtëpia u përfshi në flakë dhe hyrja ishte e bllokuar.

Mila Aksakova, 36 vjeç, hodhi fëmijët Vanya, 4 dhe Natalya, 13, nga kati i katërt.

Ndërkohë poshtë ishin mbledhur disa fqinjë, që i prisnin do i prisnin fëmijët me çarçafë të tendosur. Më pas gruaja ka pritur vetë në banesë nga frika se mos çarçafi nuk do e mbante.

36-vjeçarja u shpëtua në kohë nga zjarrfikësit, ndërsa apartamenti ishte mbushur plot me tym dhe u dërgua në spital për trajtim. video