Policia ukrainase në qytetin port të Odesës thotë se të paktën 31 vetë kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë. Zjarri shpërtheu si rezultat i luftimeve mes separatistëve pro-rusë dhe përkrahësve të qeverisë qendrore në Kiev.
Një deklaratë e qeverisë tha se zjarri shpërtheu në një ndërtesë sindikaliste dhe se 31 trupa u gjetën në skenën e ngjarjes. Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tha se rreth 50 të tjerë u plagosën, përfshirë 10 policë. Odesa, porti kryesor në Detin e Zi, i kishte shpëtuar dhunës pro-ruse që ka mbërthyer pjesë të mëdha të Ukrainës lindore.

Ndërkaq më parë dje, forca qeveritare ukrainase ndërmorën sulmin e parë madhor ndaj qytetit të Slovianskit, që ka rënë në duart e separatistëve. video
Social Plugin