Deri sa ka performuar një grup vallëzues i fëmijëe, në pauzën mes dy gjymëlojave, ka ndodhur një incident në palestrën e sportit në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjithçka filloi kur njëri prej tifozëve të skuadrës vendase arriti që të ju ikë personave të sigurimit dhe të futet brenda në parket, duke sulmuar portierin e Vardarit, Strahinja Miliq.
Për të penguar ndonjë incident më i madh, reagoi edhe portieri i Vardarit Miliq, i cili tentoi që të qetësojë situatën, mirëpo tifozi vendas arriti të godas anëtarin e stafit teknik të “kuqezinjëve” Savovski, i cili ia ktheu në të njëjtën mënyrë.
Sërish incidente, kësaj rradhe në derbin hendbollistik, Metalurgu-Vardari (FOTO+VIDEO)
E gjithë kjo revoltoi disa tifoz vendas, anëtarë të grupit “Pirati” të cilët u futën brenda në parket, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë nuk erdhi deri te ndonjë incident më i madh. Njëherit ky ka qenë shkaku për prezencën e madhe policore në Autokomandë, për të cilën informoi të enjten “lajmpress.com”.
Sa i përket ndeshjes, Metalurgu dominoi në tërësi duke shënuar një fitore bindëse 30:21 ndaj Vardarit, me të cilën fitore iu hakmor skuadrës “kuq e zi” për disfatën në ndeshjen e parë (25:24).
Manaskov
Në këtë mënyrë skuadra e Lino Çervar në katër xhiro para përfundimit të fazës së “plej-offit” në Superligë, thuajse edhe ka siguruar titullin e kampionit në hendbollin vendor, kuptohet kjo, nëse deri në fund nuk ndodh ndonjë befasi e papritur në ndeshjet që do ti zhvillojë Metalurgu.
Ky është incidenti i radhës pas një incidenti të rëndë që ndodhi në ndeshjen e basketbollit elitarë ndërmjet Rabotniçkit dhe Kumanovës, si dhe pas sulmit në Kavadar, ndaj futbollistëve të klubit të futbollit të vogël, “Ilirët” nga Kumanova. video

Social Plugin