Sherr për 50 mijë euro në TV Klan (VIDEO)

Emisioni “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan, u përball me një mision të vështirë, pasi dy shokë të ngushtë u përfshirë në një konflikt për shkak të një borxhi prej 50 mijë eurosh.
Miqësia 30-vjeçare mes Ilias dhe Eugenit, ka përfunduar pasi Ilia i ka dhënë një borxh prej 50 mijë eurosh shokut të tij Eugenit, në këmbim të një apartamenti në një zonë afër qendrës së Tiranës, por që Eugeni nuk i ka dhënë as apartament dhe as nuk i ka kthyer borxhin, Ilias.
Duke qenë se Eugeni kishte kohë të gjatë që jetonte i fshehur për shkak të këtij borxhi, Ilia në pamundësi për ta gjetur Eugenin, i drejtohet rubrikës “Shihemi në gjyq”.
Ndërmjetësuesja, Eni Çobani arriti të gjejë se ku banonte Eugeni dhe e sjellë këtë të fundit në studio.
Mes Ilias dhe Eugenit herë pas herë pati debate të forta gjatë seancës së ndërmjetësimit, madje është dashur ndërhyrja e prezanutesit Ardit Gjebrea, që të mbajë në distancë Ilian, pasi ky i fundit i irrituar tentoi të godiste Eugenin. Vetë Eugeni pranoi se 50 mijë eurot e marra borxh i ka përdorur për të larë disa borxhe të tjera dhe me pjesën tjetër të lekëve ai ka kaluar periudhën e papunësisë, por një pjesë i ka harxhuar edhe duke vënë baste, duke qenë se është një tifoz i futbollit.
Eugeni 43 vjeç, i cili ka marrë borxhin prej 50 mijë eurosh nga shoku i tij prej 30 vjetësh, pra Ilia, ka jetuar për 15 vjet në “Shtëpinë e fëmijës”, për shkak se mamaja e tij nuk kishte mundësi ekonomike për ta rritur.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Ilia kërkoi që Eugeni të pranojë publikisht që ai i ka borxh 50 mijë euro, madje t’ia shlyejë edhe me interes, për shkak të vonesës.
Eugeni e pranoi para të gjithëve se Ilia vërtetë e ka ndihmuar në periudha të caktuara të jetës. Nga ana tjetër, Eugeni pranoi që edhe ekziston një borxh i dhënë nga Ilia, por pa dokumente.
Pas momenteve të vështira, Eugeni pranoi të kthente borxhin. Në fund të emisionit, Eugeni pranoi t’i shlyejë borxhin Ilias bashkë me kamatëvonesat. video