Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna ka bërë disa fotografi kohëve të fundit, fotografi të cilat asnjëherë nuk ju ka rënë ti shihni.
Përkundër performancave të saj që janë me paraqitje gjysmë të zhveshur, Rihanna gjatë qëndrimit në Abu Dabi, është veshur me të zeza dhe e gjitha e mbuluar.
Madje ajo ka vënë edhe shami, dhe është veshur deri në fyt për të respektuar rregullat e vendit ku po qëndron.
Për shkak që religjioni islam nuk lejon që femra të duket tepër provokative në atë vend. Mirëpo edhe pse nuk është e zhveshur, ajo gjatë qëndrimit në një xhami ka dashur të provokoje me poza.
Është e mahnitur nga bukuria e atij vendi dhe në baze të fotove që ka postuar në Instagram aspak nuk i pengon mbulesa, përkundrazi i jep kënaqësi.
Megjithatë kjo është hera e parë që 25 vjeçarja vishet dhe mbulohet në këtë stil...
Social Plugin