Prezantuesja kapet ‘mat’ (Video)

Emocionet e një ndeshjeje në sportin e preferuar na bëjnë të humbasim shpesh dhe të moskokëçarës në veprime. 

Rebecca Grant, një prezantuese relativisht e panjohur e futbollit amerikan, u kap dinakërisht nga kamerat gjatë një ndeshjeje basketbolli në Staples Center në Los Anxheles të dielën. Në pamje duket qartë që bukuroshja brune është tërësisht e përqendruar në atë që ndodh në fushë dhe as që e ka idenë se po filmohej…dhe në një moment kapet ‘mat’. 

Kaq mjaftoi që videoja prej pak sekondash të shndërrohej në trend në rrjetet sociale, ndërsa vetë autorja e saj të shprehej në Twitter: “Sinqerisht as që e kisha idenë që po filmohesha. Kjo është gjëja më komike që kam parë ndonjëherë”. 

Me apo pa vetëdije ajo që përfitoi Rebecca nga gjithë kjo ishte më tepër famë. video