Përqafimi më i fortë se vdekja, nga këto pamje zhytësit nuk kanë mundur të bëjnë gjumë (VIDEO)

Nga anija e fundosur në Lampedusa, ku humbën jetën së paku 17 refugjatë, ndërsa ka ende persona të zhdukur, janë publikuar disa foto të kufomave të fundosur në fund të detit.

Zhytësit kanë deklaruar se të gjithë kanë qenë të tmerruar dhe të shokuar nga pamjet që kanë hasur gjatë kërkimit të trupave të pajetë, sidomos rrëqethës ka qenë kur kanë parë një grua me bark të fryrë dhe derisa e kanë tërhequr kanë hasur në foshnjën të porsalindur.

"Të gjithë kemi qarë nga pamjet. Tani kemi problem me gjumin pasi që nga pamjet nuk mund të flemë natën", tha njëri nga zhytësit për Daily mail, njofton Albtime.
Kujdes! Këto pamje nuk preferohet të shikohen nga persona nën moshën 16-vjeçare dhe nga persona me probleme shëndetësore! video