Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

NISMA fillon furishëm fushatën zgjedhore

NISMA për Kosovën si një ndër subjektet politike më të reja dhe më simpatike në vendin tonë sot ka filluar me fushatën e vet zgjedhore.

Në një tubim madhështor që aktivistët e kësaj partie kishin organizuar në mënyrën më perfekte të mundshme, salla e sporteve 1 Tetori si asnjëherë më parë ishte e stërmbushur me simpatizantë të kësaj partie.

Hapjen e këtij tubimi elektoral e bëri Kryetarja e NISMA e Gruas për Kosovën, znj. Valdete Bajrami, ku ndër të tjera ajo tha se tashmë Kosova ka vendosur të i thotë jo gënjeshtrës, mashtrimit, izolimit, varfërisë, sepse qytetarët e Kosovës dojnë udhëheqësi që nuk mashtron, që ju thotë qytetarëve të vërteten.

Ndërsa Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, z. Jakup Krasniqi ka thënë se ne me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund ta ndryshojmë Kosovën. Ne, kemi obligim ta bëjmë këtë me ndershmëri e integritet.

“ Për Nismën, të kesh mendim të lirë e konkurrent është domosdoshmëri. Pa ide konkurrente nuk ka zhvillim e përparim. Aty ku nuk ka konkurrencë idesh, ka sundim despotik e mjerim ekonomik e shoqëror dhe aspak integritet njerëzor. Është obligim i yni t’ua hapim të gjitha rrugët ideve konkurrente pa të cilat nuk ka zhvillim demokratik dhe për pasoj as zhvillim ekonomik e shoqëror”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj ka thënë se ajo që filloi si iniciativë në disa Komuna,shumë shpejt u kthye në një lëvizje që bashkoi qindra e mijëra qytetarë të etur për ndryshim në të gjithë Kosovën.

“Për këta dy muaj kemi takuar çdo ditë në çdo cep të Kosovës, bujq të harruar nga pushteti. Kemi takuar punëtorë të etur për punë por që kanë vite të tëra pa punuar dhe kanë humbur shpresën se do të mund të gjejnë punë ndonjëherë. Kemi takuar student që na kanë treguar se diploma nuk u gjen punë, na kanë treguar se kjo qeverisje ju ka dhënë vetëm një rrugë, atë të largimit nga vendi, e në sytë e tyre po shihet, vetëm mllef dhe zhgënjimi me pushtetin. Kemi takuar qytetarë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të harruar që pyesin vetën se çfarë kanë bërë që të meritojnë një trajtim të tillë.

NGRITUNI NË KËMBË, VOTONI PËR NDRYSHIMIN, VOTO NISMA për Kosovën, voto numrin 59”, ka thënë Limaj.

Tutje Limaj ka thënë se qytetarët e dinë se meritojnë më mirë, e dinë se Kosova mund të bëhet më mirë, dhe këtë e bëjnë ata që e duan vendin dhe e mbajnë fjalën.


Nga sot, epoka e politikës së klaneve, e mashtrimit dhe padrejtësisë po mbaron, kurse epoka e mundësive të reja dhe e rikthimit të dinjitetit për qytetarin po fillon. Ne sot, si bujk, si fermer, si punëtor, si student, si intelektual, si qytetarë të Kosovës që jemi të etur për ndryshime,. Të gjithë jemi bashkuar për të shprehur vullnetin tonë dhe kemi vendosur për t’a ndryshuar qeverisjen në Kosovë. Ata kanë vetëm edhe 8 ditë, sepse me keqqeverisjen e tyre kanë degraduar vendin, ata ua kanë humbur vlerën institucioneve dhe kanë vendosur vullnetin e individit mbi ligjin. Nga sot, ata që ju kanë gënjyer e mashtruar, ata që kanë mbytur zërin dhe shpresën tuaj,atyre ju kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se Ata ju kanë dhënë premtime të mëdha, e ju kan gënjyer, ata Ju premtuan vende të reja të punës, e ju sollën më shumë papunësi,ata Ju premtuan më shumë rrymë, e ju sollën më shumë terr.

NE themi mjaft më me mashtrime dhe me gënjeshtra. Mjaftë luajtët me dinjitetin e qytetarit, mjaft më sepse ju kanë lodhur, Ju sot keni nevojë për ndryshim, ..!Ju keni nevojë për një lidership të dëshmuar dhe të provuar, për një lidership që mbanë fjalën e dhënë. Nisma ju ofron këtë lidership. Nisma ka lidership që ka bërë të mundur që brenda një mandati të kryejë vepra madhore për Kosovën. Sot kemi një Autostradë që lidhë kombin tonë dhe një aeroport që lidh vendin tonë me botën”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se me 8 Qershor ju do të i jepni përgjigjen e merituar atyre që ju kanë varfëruar, që ju kanë izoluar, që ju kanë mashtruar me premtime të rrejshme.

Se cila ishte atmosfera dhe si u pritën në mënyrë madhështore Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe kanditatët për deputet të NISMA për Kosovë mund ta shihni në videon duke klikuar këtu.