Inteligjenca e KFOR-it i ka bërë një profil ish-shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli. Atë e lidh direkt në shumë veprime të paligjshme, shkruan Koha Ditore Një listë prej me 40 emra njerëzish që duhej eliminuar pretendohet se e kishte pasur ShIK-u.
Këta njerëz, intelektualë të afërt me LDK-në, pretendohet se paraqisnin një problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës – shkruan Koha Ditore. Dyshimet janë hedhur nga Inteligjenca e KFOR-it në një profil që i ka bërë Kadri veselit.
E përshkruan si inteligjent, elegant, por të lidhur ngushtë me njerëz që biznes kryesor kanë drogën, si Ismet Osmani, i njohur si “Curri”. KFOR-i thotë se ShIK-u kishte një listë prej 40 anëtarësh të LDK-së që duhej “hequr qafe”.
Ndikim të madh në ShIK kishte edhe ShISh-i, që kishte bërë një plan operativ të veprimit në Kosovë. Gjithë këtë plan e kishte siguruar KFOR-i. Ai parashihte ndjekjen e njerëzve në çdo vend e skutë.
Social Plugin