Ky njeri meriton respekt, shpëton beben që ra nga ballkoni - VIDEO

Një njeri ka arritur me sukses të kapë një fëmijë një-vjeçar i cili kishte rënë nga dritarja e një ndërtese të dielën në një qytet në jug të Kinës. 

Foshnja, për të cilën besohej se po shkonte në kërkim të nënës, u ngjit në dritare gjatë një stuhie me shi, tregon një shitës i cili jeton në ndërtesën përballë në qytetin Xiaolan. 

Z. Li, një banor, nxitoi nëpër rrugicë për të pritur në krah foshnjën dhe arriti ta bëjë këtë. 

Atij iu afrua edhe një banorë tjetër, ndërsa të tjerë filluan të sjellin aty pranë gjësende të buta, që foshnja të mos përplasej në beton. video