Një restorant në Mumbai të Indisë duket se ka bërë gjetjen e vitit, për të shkurtuar rrugët e gjata të dërgimit, në mënyrë që pica të mos shkojë e ftohtë në destinacion, për shkak të trafikut të rënduar. “Francesco\'s Pizzeria” është bërë e para që ka përdorur një “drone” për të bërë dorëzimin e porosisë. “Të gjithë kemi lexuar mbi përdorimin amerikan të këtyre aeroplanëve të vegjël dhe menduam të vinim në zbatim për biznesin tonë – ka shpjeguar shefi ekzekutiv Mikhel Rajani -. E realizuam me sukses testin, duke dërguar një picë te një klient që ndodhej 1.5 km larg nga dyqani ynë. Gjithçka zgjati vetëm 10 minuta, kundrejt 30 që i duheshin një motoristi. Mendoj se kjo lloj shpërndarjeje duhet të bëhet standard brenda 4 vjetësh. Duke përdorur këto “drone”, jo vetëm do të kursejmë, por edhe do të shmangim ndotjen e ambientit duke qenë më ekologjikë”. video
Social Plugin