Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Historia e një shqiptari “të pafat”

Kaloi oqeanin për t’u larguar nga gjakmarrja në Shqipëri. Por, edhe në Kanada e gjeti belaja...

Eriklid Musollari, ka rrëfyer para gjykatës për vrasjen e shkallës së dytë të kryer në vitin 2012. Ai thotë se ndjeu frikë për jetën e tij.
“Ndjeva presion tek arma. Kjo ndodh kur frika... arrin pikun më të lartë”, tha Musollari. “Mendova... ata do të marrin armë dhe unë do të jem i vdekur”.
Peyman Hatami, 31 vjeç, vdiq nga një plumb në zemër. Ngjarja ndodhi më 29 mars të vitit 2012. Por, problemet e Musollarit filluan disa javë më herët, më 11 mars, kur një miku i tij zbuloi që Musollari po shiste drogë në territorin e tij.
"Në momentin që ky fakt u zbulua, Mustafa Waili mu afrua i zbehtë në fytyrë dhe mu drejtua me këto fjalë: ‘Kam dëgjuar që po bën tregti, ti budalla i vogël. Mendova se të kisha thënë që ky ishte territori im’”, tregon dileri Musollari.
“Waili më dha një goditje e cila më shkaktoi dhimbje të fortë në kokë. Aty filluan të më lotonin sytë. Unë fillova të shihja nga ana tjetër dhe po ndjeja që bota po mu përmbyste. U tkurra në vendin tim. Po përpiqesha të fshihesha, por ishte e kotë. I drejtohesha Peymanit me këto fjalë: ‘Të lutem ndalo, të lutem ndalo’, por ishte diçka që po ndodhte shumë shpejt dhe në mënyrë kaotike”.
Musollari u pikas nga Waili dhe Hatami duke shitur një dozë kokainë për 40 dollarë. Thotë se nxori revolen për t’i kërcënuar ata, por se gjithçka pastaj përfundoi me vrasje.
Ai tregon se punoi në një restorant si pjatalarës në mënyrë që të kursente disa para nga puna tjetër në ndërtim. Por, puna nuk ishte vazhdueshme dhe më duhej të paguante qira. Kështu që u angazhuan nga një “Marlo”.
“Të shisja kokainë ishte më e rregullt dhe më shumë fitimprurëse. Nuk ishte ndonjë fitim i madh, por mjaftueshëm për të jetuar”, thotë ai duke shtuar se është paralajmëruar për rrezikun. “Ti kurë nuk e di kush mund të të vendosë thikën në fyt”!
Për këtë ai bleu një pistoletë, sepse i “duhej për t’u mbrojtur”.