E lidh, e përdhunon dhe e fotografon ish të dashurën

Një murator 41 vjeçar ka përndjekur disa ditë rresht ish të dashurën e tij, një femër 51 vjeçare, duke e shqetësuar atë nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve të shumta. Më pas, duke hyrë me dinakëri në shtëpinë e saj

41 vjeçari e lidhi dhe më pas e përdhunoi atë. Gjatë aktit të padëshiruar seksual, burri murator ka fotografuar disa herë reagimet e gruas. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë.

Nën gjendjen e shokut, ish e dashura e ka denoncuar dhe burrit i është dashur të përballet me gjykatën. Mbi të rëndon akuza e përdhunimit dhe abuzimit në gjendje të rënduar.

Sipas të përditshmeve italiane, burri me iniciale S.R nuk kishte pranuar kurrë fundin e marrëdhënies, e cila kishte zgjatur plotë një vit dhe vazhdonte të përndiqte ish të dashurën, në çdo veprim të sajën. Ai i afrohej çdo mashkulli që ngacmonte apo pëlqente ishin e tij dhe e kërcënonte.

Kjo sjellje nuk i kishte pëlqyer aspak dhe madje e kishte trembur 51 vjeçaren deri në ditën kur burri humbi arsyen dhe pasi e lidhi dhe e përdhunoi, guxoi edhe ta fotografonte me celularin e tij.

41 vjeçari u shfaq përpara gjykatësve në Gjykatën e Riminit, në Itali, ditën e djeshme (e martë). Disa dëshmitarë kanë konfirmuar bezdisjen e njëpasnjëshme nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve, të cilat i dërgoheshin gruas dhe miqve të tjerë të saj.

Avokati mbrojtësi i muratorit ka depozituar në gjykatë një dokument mjekësor, nëpërmjet së cilit dëshmohet se personi në fjalë vuan nga problemet mendore, gjë që ka çuar edhe në këto akte të papranueshme.