Gjashtë njerëz u plagosën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në kryqëzimin e autostradave Morozov dhe Sysolsky, në Syktyvkau të Rusisë.
Një makinë me pasagjerë hyri në kryqëzimin në dritë të kuqe dhe u përplas me një tjetër veturë. Automjeti u përmbys, shpërtheu dhe mori flakë.
Siç raportojnë mediat ruse, transmeton Telegrafi, policia e trafikut tha se ishte e pamundur për të përcaktuar se kush nga viktimat ngiste makinat, sepse në kohën e shpërthimit “fluturuan” nga veturat.
Gjashtë të aksidentuarit janë në spital dhe me ta është e pamundur të flitet. video
Social Plugin